Bie fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare, kolona 80 metra te Dheu i Bardhë

01 shtator 2024 | 15:27

Janë zvogëluar pritjet në pikat kufitare si në hyrje po ashtu edhe në dalje të Kosovës.

Pak më e ngarkuar del të jetë ajo te Dheu i Bardhë.

Për të hyrë në Kosovë pritjet janë 15 minuta ndërsa për të dalë 10 minuta.

Nga 10 minuta pritjet janë për të dalë nga Kosova edhe në Jarinjë e Merdarë.

Pikat tjera kufitare raportohet të jenë më qetë, me pritje të zakonshme 3 deri në 5 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia do të bëjë ndryshime në doktrinën e saj bërthamore…