E djathta ekstreme AfD synon fitore në zgjedhjet gjermane

01 shtator 2024 | 15:30

Votuesit në dy shtetet lindore të Gjermanisë, do të hedhin votën e tyre në zgjedhjet në të cilat e djathta ekstreme pritet të performojë fuqishëm.

Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka qenë në krye të sondazheve në Turingia përpara votimit të së dielës, ndërsa partia ka garuar kokë e kokë për vendin e parë me Unionin DemoKristian (CDU) në Saksoni.

Partia Social-Demokrate (SPD) e kancelarit Olaf Scholz dhe partnerët e saj të koalicionit, kanë pasur vështirësi në sondazhet e fundit. . Të shtunën, mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin rajonal të Turingisë, Erfurt, duke denoncuar AfD-në anti-emigrante si fashistë. AfD thotë se Gjermania duhet të dëbojë emigrantët e paligjshëm.

Qendrat e votimit në të dy shtetet gjermane janë planifikuar të hapen në orën 08:00 me orën lokale. Në Turingi, AfD pritet gjerësisht të shfaqet si partia më e madhe.

Ndërkohë, SPD – së bashku me partnerët e saj të koalicionit të Gjelbër dhe Liberal – kanë qenë aq keq në Turingi, sa mund të mos marrin as edhe një vend të vetëm në parlamentin e shtetit.

AfD klasifikohet zyrtarisht si ekstremiste e krahut të djathtë në Turingi, ndërsa lideri i saj shumë i diskutueshëm rajonal Björn Höcke u gjobit kohët e fundit për përdorimin e një slogani nazist – megjithëse ai e mohon ta bëjë këtë me vetëdije.

Në Saksoni, AfD po konkurron për vendin e parë me CDU. Edhe nëse AfD del si partia më e madhe në të dy shtetet, kjo nuk do të thotë se do të marrë pushtetin, pasi partitë e tjera politike kanë përjashtuar publikisht çdo bashkëpunim me të për të formuar një shumicë. Megjithatë, rezultatet e sondazhit do të shihen si një provë përpara zgjedhjeve federale të Gjermanisë në vitin 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë zvogëluar pritjet në pikat kufitare si në hyrje po…