27 vatra zjarri në Shqipëri brenda 24 orëve, shuhen 22 prej tyre

01 shtator 2024 | 16:01

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Shqipëri në 24 orët e fundit janë raportuar 27 vatra zjarri.  Nga këto janë shuar 22 prej tyre, ndërsa 5 janë ende aktive

Në njoftimin e lëshuar thuhet se pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në bashkitë: Tiranë, Kamëz, Durrës, Kavajë, Kurbin, Krujë, Roskovec, Rogozhinë, Lushnje, Fier, Vlorë, Vau-Dejës dhe Malësi e Madhe.

Qarkun e Lezhës: në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, zjarri vazhdon të jetë aktiv më intensitet të lartë në një sipërfaqe me pishë dhe shkurre. Terreni është shumë i vështirë dhe në pjesën më të madhe nuk mundëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Zjarri i ndikuar nga intensiteti i erës, ka zgjeruar sipërfaqe në drejtim të fshatit Lajthizë, njësia administrative Orosh. Në terren u angazhuan 65 forca nga strukturat vendore të bashkisë Mirditë. Në mbështetje të tyre një grup shërbimi nga MZSH Lezhë dhe dy mjete zjarrfikëse nga MM. Forcat nga strukturat vendore kanë filluar punën herët në mëngjes. Në mbështetje të forcave në terren po shkojnë edhe 30 efektive nga FA. Situata ndryshon hera – herës, në varësi të erës që fryn në zonë; midis fshatit Mal i Bardhë dhe Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin, zjarri është aktiv me intensitet të ulët dhe kryesisht digjet humus, pa pasur rrezik për përhapje. Rrezik për banesa nuk ka, është nën monitorim.

Qarkun e Kukësit: në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës, zjarri ka qenë i izoluar dhe nën monitorimin e punonjësve të njësisë administrative Surroj. Si pasojë e erës rreth orës 16:00 është riaktivizuar vatra e zjarrit. Në terren po punojnë forca të njësisë administrative dhe Shërbimi Pyjor. Nuk ka rrezik për banesa; në fshatin Barrë, njësia administrative Arrën, bashkia Kukës. Zjarri ka qenë i izoluar dhe nën monitorimi nga forca bashkiake dhe vullnetarë. Zjarri është riaktivizuar rreth orës 16:00 si pasojë e intensitetit të lartë të erës. Po punohet nga forcat bashkiake dhe vullnetare. Nuk paraqitet rrezik për banesa.

Qarkun e Dibrës: në fshatin Frakth, njësia administrative Komsi, bashkia Mat. Zjarri zhvillohet në një terren të thepisur shkëmbor. Digjen mbetje drusore në sipërfaqe pylli me ah. Në terren u angazhuan 20 forca operacionale. Situata është nën kontroll. Nuk ka rrezik për përhapje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj, ka udhëhequr Kreuzlingenin…