Prizren: Kërkohet paraburgim ndaj katër të dyshuarve për lëndim trupor dhe kanosje

01 shtator 2024 | 17:17

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Ç.S., D.S., F.B., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Po ashtu, e njëjta është kërkuar dhe për të dyshuarin – zyrtari policor I.S., për shkak të veprës penale “Kanosja”.

“Të pandehurit Ç.S., D.S. dhe F.B., më datë 31.08.2024 rreth orës 15:50min, në Prizren, në rrugën “Wiliam Wolker”, pikërisht në parkingun e një Qendre Tregtare, në bashkëveprim i shkaktojnë lëndime trupore dhe përkohësisht ia dëmtojnë shëndetin  të dëmtuarit S.B.,  në atë mënyrë që në momentin kur i dëmtuari ishte nisur për tek automjeti të cilin e kishte parkuar në oborrin e qendrës tregtare, është ndalur i pandehuri Ç.S., ku fillimisht kishte filluar konflikti verbal në mes tyre, pastaj Ç.S., e godet me kokë dhe aty ndërhyjnë edhe të pandehurit D.S., dhe F.B., të cilët me grushta e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me çka të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime trupore, të përshkruara si në raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

“Me këto veprime të njëjtin, në bashkëkryerje ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 par.2 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së”.

“Të pandehurit Ç. S. dhe D. S., pasi i shkaktojnë lëndime trupore të dëmtuarit, ku ndërhynë zyrtarët policorë për ta ndalur sulmin, në prani të zyrtarëve policorë, e kanosin të dëmtuarin me fjalët “s’ka me të nxan nata, kemi me të vra”, me ç’rast tek i njëjti kanë shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij”.

Me këto veprime në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale “kanosje”.

“Po ashtu, nga Departamenti i Përgjithshëm, është parashtruar kërkesë për caktim të paraburgimit edhe ndaj të pandehurit I.S.,- zyrtar policor, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti më datë 31.08.2024 rreth orës 17:30min, paraqitet në stacion policor për t’u interesuar për djemtë e tij të cilët ishin të përfshirë në rrahje, i njëjti në prezencë të hetuesit – zyrtarit policor V.M., e kanos të dëmtuarin S.B., me fjalë se do ta privojë nga jeta. Me këto veprime për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “kanosja” nga neni 181 par.2 të KPRK- së”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka kryer një nga sulmet e saj më të…