Ky është personi që dyshohet se mbeti i vrarë në konfliktin mes Sekiraqëve dhe Capave

01 shtator 2024 | 23:59

Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga informacionet e para dhe që pritet të konfirmohen, personi që mbeti i vrarë dyshohet se është Premtim Gashi.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Këto informacione pritet të konfirmohen më tutje pasi të ndërmerren veprimet e nevojshme nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri…