Motta: Barazimi ndaj Romës ishte rezultat i drejtë

02 shtator 2024 | 10:50

Juventusi ka barazuar me Romën (0-0), derisa trajneri Thiago Motta, mendon se ndaj Romës ishte një lojë e ekuilibruar dhe barazimi një rezultat i drejtë.

“Ishte një lojë e ekuilibruar ku Roma na detyroi të tërhiqemi në krahun e djathtë, por në pjesën e dytë ne dolëm më mirë, patëm më shumë topin dhe u përpoqëm të luajmë në pjesën e tyre. Mendoj se rezultati ishte i drejtë. Roma e meriton për ngadalësimin e ritmit, ishte e vështirë për ne që të shpërthenim  dhe t’i shkonim përpara. Ka shumë gjëra që mund të përmirësojmë për të ngritur nivelin ndaj kundërshtarëve të mirë. Ishte jashtëzakonisht lojë e ekuilibruar”, ka thënë Motta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…