Sot varroset personi që mbeti i vrarë mbrëmë nga përleshja ‘Sekiraqa-Capat’

02 shtator 2024 | 11:07

Sot (e hënë) varroset Premtim Gashi, personi që mbeti i vrarë nga përleshja e mbrëmshme në mes të dy grupeve “Sekiraqa-Capat”.

Lajmin e ka konfirmuar një mik i të ndjerit përmes një postimi në “Facebook”.

“Njoftim: Familjarë, miq e dashamirë me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot me datë 02.09.2024 ndërroi jetë më i dashuri jonë Premtim Gashi duke na lënë përherë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë 02.09.2024 me namaz të Ikindisë në orën 16:00 në varrezat e Prishtinës (Arbëri-Dragodan)”, është th`n` n` njoftimin e mikut të të ndjerit.

Ndryshe, policia ka dhënë detaje rreth përplasjes së armatosur përmes raportit të sotëm duke treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 22:04 në rrugën “Gazmen Zajmi” në Prishtinë.

Si pasojë e përleshjes me armë, Premtim Gashi ka mbetur i vdekur, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur.

Të plagosurit janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Saimir Q. Krasniqi shpall të pavlefshme dëftesat e shkollës së…