Ambasada e ShBA-së në Kosovën nderon punëtorët amerikanë në Ditën e Punës

02 shtator 2024 | 11:12

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë ka nderuar punëtorët amerikanë për kontributin e tyre në sukseset ekonomike brenda dhe jashtë vendit.

Këtë dedikim ambasada e ka bërë me rastin e shënimit të Ditës së Punës në Amerikë.

“Të hënën e parë të shtatorit, ShBA-ja nderon punëtorët e saj duke festuar Ditën e Punës. Miliona punëtorë amerikanë kanë kontribuar në sukseset ekonomike të bizneseve amerikane brenda dhe jashtë vendit. Mësoni më shumë rreth festës dhe aktiviteteve që bëjnë amerikanët për të festuar! #Dita e Punës”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angelina Jolie është pjesë e Festivalit të Filmit në Venecia…