Verstappeni: Kështu nuk fitojmë asnjë titull

02 shtator 2024 | 11:17

“Lufta për titullin e konstruktorëve? Për momentin, në të dy kampionatet gara është e hapur. Të mendosh se e ke fituar titullin është diçka joreale”.

Me këto fjalë, Max Verstappen hapi zyrtarisht krizën e Red Bull, duke pasur parasysh se ata kanë gjashtë gara radhazi pa fitore. Ai ka thënë se situata, në të dyja renditjet, po ikën nga kontrolli. Red Bull ka vetëm tetë pikë avantazh ndaj McLaren te konstruktorët. Ndërsa në renditjen për pilotë, Verstappeni ka ende 62 avantazh ndaj Lando Norris. Falë fitores së Charles Leclerc, i cili i dha një dorë të madhe holandezit. “Dëmtim i kufizuar? Në njëfarë kuptimi po, por nuk më pëlqen ta shikoj kështu kampionatin. Ne duhet të përpiqemi të jemi arkitektët e fatit tonë, por sot kjo është ajo që kemi. Nuk më intereson se si jemi për momentin, jemi keq kudo. Kështu që ne kemi nevojë për shumë ndryshime”, ka thënë holandezi, që pranon vështirësitë që ka makina Red Bull Racing.

“Në Monza nuk isha në gjendje të shfrytëzoja plotësisht fuqinë e motorit. Kishim një problem të vogël dhe mendoj se edhe nga pikëpamja strategjike mund të kishim bërë një punë më të mirë, për të qenë më konkurrues. Nuk do të ndryshonte pozicionin, por mendoj se ne nuk e kishim garën tonë optimale”, ka deklaruar Verstappen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-anëtari i LDK-së, Imer Imeri, e ka nisur dëshminë e…