Ten Hag: Nuk jam Harry Potter, na duhet kohë

02 shtator 2024 | 11:32

Manchester United pësoi humbje në derbi ndaj Liverpoolit (0-3). Trajneri Erik Ten Hag ka thënë se Unitedit i duhet kohë për faktin se janë duke e ndërtuar një skuadër të re. Ai beson se mund të ngrehin trofe në fund të sezonit.

“Nuk është se unë jam Harry Potter. Është e vështirë të flasësh për gjera pozitive pas një humbje të tillë, më vjen keq, më vjen keq mbi të gjitha për tifozët. Kjo është vetëm ndeshja e tretë, na duhet kohë pasi po ndërtojmë një skuadër të re. Jam i sigurt se deri në përfundim të sezonit do të kemi mundësi për të ngritur trofe”, u shpreh Ten Hag.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërtimi i kompleksit 'Tuana' në Vushtrri po ecën me hapa…