Politikani serb: Regjimi i Vuçiqit mashtroi dhe braktisi serbët në Kosovë

02 shtator 2024 | 11:49

Deputeti dhe kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (NDSS), Millosh Jovanoviq, ka thënë se regjimi i Aleksandër Vuçiqit, ka mashtruar dhe ka braktisur popullin serb në Kosovë.

Në një intervistë për agjencinë “Beta”, Jovanoviqi ka thënë se pozita e serbëve në Kosovë është tmerrësisht e vështirë.

“Nuk është e lehtë të mbijetosh në një mjedis armiqësor, edhe kur shteti të qëndron pas, e lëre më kur shteti në thelb të mashtron dhe të braktis, siç bëri regjimi i Aleksandër Vuçiqit me popullin serb në krahinën tonë jugore. Pse pozita e bashkatdhetarëve tanë sot është tmerrësisht e vështirë? Dhe prandaj është e rëndësishme që urgjentisht dhe rrënjësisht të ndryshohet politika e Kosovës”, ka thënë ai.

I pyetur nëse dhe në çfarë mënyre Beogradi zyrtar i ka dështuar serbët në Kosovë, Jovanoviqi ka thënë se i ka gënjyer brutalisht dhe i ka mashtruar në çdo gjë.

“Qeveria i mashtroi në mënyrën më perfide të mundshme. Mënyra djallëzore. Nga pesëshja e famshme në zero për ne, tek ajo gënjeshtra pa sy e Aleksandër Vuçiqit ‘KM – mbetet’ (targat e regjistrimit), gjithçka ishte mashtrimi më vulgar”, ka thënë Jovanoviqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thoma Aleks Ristani (Davidhi)-(Lindur 18   - Vdekur më 1936)-(Fshati Nikas-Fier.)…