Skandal në Lojërat Paraolimpike, ka edhe persona që nuk janë me aftësi të kufizuara

02 shtator 2024 | 12:03

Observatori i Sporteve Ekuadoriane (ODDE) ka denoncuar një rast korrupsioni në shkallë të gjerë, që lejoi pjesëmarrjen e personave pa aftësi të kufizuara në Lojërat Paraolimpike që po zhvillohen në Paris. Në një letër drejtuar presidentit të Parlamentit të Ekuadorit, Henry Kronfle Kozhaya, Observatori Sportiv ka shkruar se personat pa asnjë aftësi të kufizuar kanë filluar të garojnë në ngjarje ndërkombëtare që nga Lojërat Parapan Amerikane në Toronto.

Sipas ankesës së drejtuar nga ky “rrjet” i korruptuar janë Santiago David Chango Pilataxi, drejtor teknik i Komitetit Paralimpik Ekuadorian dhe Walter Oswaldo Haro Ruiz, drejtor teknik i Federatës Ekuadoriane të Sporteve për Personat me Aftësi të Kufizuara Intelektuale (Fededi). Ditët e fundit, ish-trajneri i sportistëve paraolimpikë ekuadorianë, German Chala, kishte deklaruar për gazetën ‘Expreso’ se edhe në Lojërat Paralimpike të Parisit që po zhvillohen në vazhdim, ka sportistë ekuadorianë me aftësi të kufizuara të rreme. Një nga provat që e dëshmojnë këtë, sipas Chala, janë patentat e drejtimit të tipit B të mbajtura nga disa sportistë paraolimpikë të delegacionit ekuadorian në Francë.

“Deri në një shkallë të caktuar invaliditeti mund të jepet licenca e tipit F, por jo B. Diçka nuk është në rregull, si kanë arritur ta marrin nëse kanë një invaliditet nga 36% deri në mbi 60%?”, raportoi ish-trajneri që konfirmoi se kishte marrë dijeni për skemën e korrupsionit që në vitin 2014.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imer Imeri ka folur në Hagë për takimin me ish-presidentin…