Sylvinho tregon arsyen pse nuk e ftoi Etrit Berishën

02 shtator 2024 | 12:12

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho në konferencë për  mediat ka shpjeguar arsyet se pse ka lënë jashtë grumbullimit portierin Etrit Berisha, në dy përballjet e Ligës së Kombeve kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Ai ka thënë se kjo nuk do të thotë se portieri e ka mbyllur aventurën e tij me kombëtaren, por për shkak se aktualisht  është pa skuadër dhe nuk është në formën e tij më të mirë për të luajtur.

“Jo absolutisht jo. Berisha për momentin është pa një skuadër dhe nuk është në formën e tij më të mirë për të luajtur. Kjo është arsyeja e lënies jashtë të tij”, ka thënë Berisha. Ai ka theksuar se Kombëtarja e Shqiptarisë është e hapur për të gjithë futbollistët, por fillimisht ata duhet të tregojnë gatishmëri dhe lartësinë e duhur për t’i shërbyer ekipit. “Ne duhet të japim shpirtin në fushë dhe duhet të provojmë për të fituar”, ka shtuar Sylvinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shkruar në…