Përurohet kabineti i robotikës në shkollën teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë

02 shtator 2024 | 12:50

Komuna e Mitrovicës ka përuruar kabinetin e robotikës në Shkollën e Mesme të Lartë Teknike “Arkitekt Sinani”.

Krijimi i këtij kabineti është mundësuar nga donacioni i KFOR-it turk dhe do t’iu shërbejë nxënësve të kësaj shkolle, të cilët janë të interesuar për robotikë.

“Ky kabinet përmban kompjuterë, printerë dhe të gjitha mjetet tjera përcjellëse, ku nxënësit e kësaj shkolle do të kenë mundësi që të kuptojnë konceptet e kodimit, të jenë në hap me zhvillimet teknologjike, si dhe të jenë pjesëmarrës në gara të ndryshme ndërkombëtare”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kualifikimi për përfitim të shtesave është për të gjithë fëmijët…