SBAShK-u uron mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për vitin e ri shkollor

02 shtator 2024 | 13:16

Sindikata Bashkuar e Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka uruar mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për fillimin vitit të ri shkollor.

Në njoftimin për medie është thënë se edhe në këtë vit shkollor do të përballen me shumë sfida, “por bashkërisht mund t’i tejkalojmë më lehtë”.

“Të nderuara anëtare, të nderuar anëtarë të SBAShK-ut, ne jemi në vazhdimësi të angazhimeve që me dialog të gjejmë zgjidhje meritore për kërkesat tuaja legjitime edhe pse nuk e kemi të lehtë sepse qeveria vazhdon me qasjen e gabuar ndaj dialogut dhe ndaj sindikatave në tërësi”.

“Ne do të vazhdojmë me aktivitetet dhe me komunikimin me institucionet dhe palët tjera me qëllim që të realizojmë gjithë kërkesat e anëtarësisë, por nëse dialogu nuk jep asnjë rezultat, atëherë ne do të respektojmë vullnetin tuaj edhe për veprime sindikale për të cilat vendosin përfaqësuesit tuaj që nga çerdhet e deri në universitete në Këshillin Drejtues të SBAShK-ut”, ka njoftuar SBAShK-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nico Williams ishte një nga emrat më të përfolur në…