Mbappe pas golave të parë me Realin: Moment i bukur

02 shtator 2024 | 15:34

Sulmuesi Kylian Mbappe shënoi dy golat e parë me fanellën e Real Madrid. Pas ndeshjes me Betis, ylli francez, u shpreh i lumtur me golat e shënuar, por edhe më mbështetjen e njerëzve.

“Është një moment i bukur, prisja momentin që do të shënoja në këtë stadium legjendar, më i miri në botë. Por e rëndësishme ishte fitorja, pas Las Palmas ishte e rëndësishme vetëm fitorja. Ndihem mirë, e them që kur kam ardhur: Jam i lumtur dhe njerëzit më mbështesin shumë”, ka thënë Mbappe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka…