Fredi Beleri lirohet nga burgu

02 shtator 2024 | 15:36

Fredi Beleri është liruar me kusht nga burgu. Vendimi është marrë të hënën nga Gjykata e Fierit.

Belerit i kishte ende dhe 6 javë nga përfundimi i kohës së dënimit.

Fredi Beleri  është zgjedhur eurodeputet nga Demokracia e Re e Greqisë  në zgjedhjet evropiane të 9 qershorit.

Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia kishte hequr Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Kylian Mbappe shënoi dy golat e parë me fanellën…