Von der Leyen: Do të emëroj një komisioner të posaçëm për vendet e Ballkanit Perëndimor

02 shtator 2024 | 19:18

Shumë shpejt do të emërohet një komisioner i dedikuar për zgjerimin e Bashkimit Europian. Kështu tha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në fjalën e saj, në Forumin Strategjik të Bledit, Slloveni.

Von der Leyen theksoi se do të jenë reformat që do të ndërmarrin vendet e Ballkanit Perëndimor ato që do të përcaktojnë edhe kohën e integrimit në BE.

“Udhëheqja aktuale ruse që jeton të shkuarën e refuzon të pranojë këtë realitet të thjeshtë sa herë ka progres drejt pajtimit e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, Kremlini përpiqet të trazojë ujërat e konflikteve të vjetra. Rusia është vazhdimisht në punë për të mbjellë përçarje brenda Ballkanit Perëndimor dhe midis BP dhe pjesës tjetër të Europës”, u shpreh Von der Leyen.

“Ata duan integrim dhe kjo është ajo çfarë duhet të japim atyre”, shtoi Presidentja e KE-së.

“Lufta e shkallës së plotë të Rusisë në Ukrainë është një pikë kthese për Europën, si ajo në 1989-ën, edhe pse jetojmë në një botë ndryshe. Jemi të detyruar të rikonceptojmë objektivat dhe politikat tona. Nëse duam të bëjmë Europën ekonomikisht konkurruese dhe të aftë të mbrojë veten, dhe nëse ky është objektivi ynë kryesor, atëherë e shoh integrimin e BP në BE si thelbësisht të rëndësishëm”, theksoi ndër të tjera Vod der Leyen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismë Socialdemokrate Fatmir Limaj, që në zgjedhjet e…