Sulmohet çmendurisht ushtari amerikan në Izmir të Turqisë (VIDEO)

02 shtator 2024 | 19:37

Organizata “Bashkimi i Rinisë së Turqisë” ka sulmuar një ushtar amerikan në portin e qytetit të Izmirit, në Turqi.

Grupi njoftoi se ata e kryen një veprim të tillë për të theksuar kundërshtimin e tyre ndaj politikave të SHBA-së për Lindjen e Mesme dhe Turqinë. Pamjet e incidentit u bënë virale në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta.

Ushtarët amerikanë ndodheshin të stacionuar me një anije luftarake amerikane në këtë port, dhe mesa duket kishin dalë në qytet kur u konfrontuan nga turqit.

“Ne i vendosëm një thes në kokë ushtarëve amerikanë në USS ëASP, anija më e madhe e sulmit në SHBA! Ushtarët amerikanë, të cilët mbajnë gjakun e ushtarëve tanë dhe mijëra palestinezëve në duar, nuk mund të ndotini vendin tonë sa herë të shkelni në këtë tokë, ne do t’ju mirëpresim ashtu siç e meritoni”, deklaroi ky grup në reagimin e tyre, siç raporton televizioni turk Tv5.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pretendimet e ngritura së fundi se Serbia është duke planifikuar…