“Shtëpia është ku është familja”, ‘Amerika e vogël’, me mijëra ushtarë pranë Koresë së Veriut

02 shtator 2024 | 20:02

Aty ku koncertet e rokut buçasin, disa familje po gjejnë një shtëpi të re. Ashtu si familja Cook, që la pas jetën në Cincinnati për kampin Humphreys në Korenë e Jugut. Këtu është hapësira ajrore më e frekuentuar në Azi dhe baza më e madhe ushtarake Amerikane jashtë vendit.

Kampi Humphreys është vetëm pak kilometra larg nga Koreja e Veriut. Gjendet në distancë të aksesueshme me makinë për në zonën e fortifikuar të demilitarizuar, që ndan gadishullin Korean.

Më shumë se 40 mijë njerëz e quajnë kampin “shtëpi”, përfshirë familjen Cook. Ata kanë 4 fëmijë, të lindur si dy binjakë, me më të rinjt vetëm 8 muajsh. Erdhën këtu për shkak të rreshterit Terry Cook, një specialist IT i ushtrisë, që po ndihmon aleancën ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Ky i fundit flet për jetën e tij si baba.

“Vërtetë preferoj që të kaloj sa më shumë kohë me ta dhe prandaj i mora këtu”, thotë rreshteri i ushtrisë amerikane, Terry Cook.

Po të shikoj tani dhe vërtetë jeni një superbaba. Kampi Humphreys strehon jo vetëm divizionin e ushtrisë amerikane, që pjesërisht përbëhet nga ushtarë të Koresë së Jugut, raporton A2.

Por qëllimi i familjeve këtu është të përqafojnë kulturën koreane, e cila është shumë e rëndësishme për për Tyrese, që ka jetuar në Gjermani kur ishte fëmijë, me babain që ka shërbyer në ushtri.

“Të jem në gjendje tu jap fëmijëve të mi të njëjtën eksperiencë kulturore që ka marr unë e vogël është shumë e rëndësishme për mua si nënë”, tha Tyrese Cook, përcjell A2.

Për ata që kërkojnë një copë Amerike, këtu ka mjaft. Restorant Teksasi, fusha golfi, dhe festat më të mëdha në këtë pjesë të botës. Por gjithashtu ka edhe fitore të vogla të jetës. Pas vitesh në ushtri, më në fund bëhet shtetas amerikan.

Rreshterja Vanessa Ramo ka lindur në Filipine. Ajo mbështetet në këtë ceremoni të natyralizimit nga toga e saj.

“Nuk e prisja që të ndodhte këtu, sinqerisht! Është fantastike që ndodhi pikërisht në Kore, unë e dua këtë vend”, tha Vaness Ramo.

Një copëz Amerikë, në mënyrë të pandashme, është tashmë pjesë e panoramës koreane. Kështu banorët e rinj, vështirë që ndihen larg nga shtëpia…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj personit me…