ARKEP-i, pjesë e konferencës për rregullatorë në Budvë

01 tetor 2018 | 14:49

Shqiprim Pula, anëtar i bordit  të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP),  po merr pjesë në konferencën e 16’të ndërkombëtare të trupave rregullatorë në domenin e komunikimeve elektronike.

“Zhvillimi I kornizës regullatore për të ardhmen digjitale”, është tema e konferencës, për të cilën ka mbajtur fjalim në emër të Kosovës Shqiprim Pula, anëtar i bordit të ARKEP.

Konferenca është duke u zhvilluar në kuadër të festivalit për të arriturat e Teknologjisë Informative “Infofest”, të cilin e hapi nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi Branimir Gvozdenović. Hapjen e festivalit e ka përshëndetur edhe presidenti i Malit të Zi Millosh Gjukanovic, duke uruar punime të suksesshme të këtij festivali dhe kësaj konference, në epokën e digjitalizimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën është mbajtur protesta e paralajmëruar ditë më parë…