Aksidentohen dy vetura e një traktor në Zllakuqan të Klinës, lëndohen tre persona

02 shtator 2024 | 22:21

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ku janë përfshirë një traktor dhe dy vetura në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka bërë të ditur se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 19:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Zllakuqan- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy (2) vetura dhe një (1) mjet pune ( traktor). Si pasojë e aksidentit tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.”, ka thënë ai.

Ndërkohë, mediat lokale kanë publikuar pamjet nga aksidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në Podujevë.…