SHBA-ja sekuestron avionin e presidentit të Venezuelës në Republikën Domenikane

02 shtator 2024 | 23:24

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një aeroplan të përdorur nga presidenti venezuelian Nicolas Maduro dhe e kanë fluturuar nga Republika Domenikane në Florida. Kjo pasi kanë përcaktuar se blerja e tij shkelte sanksionet e SHBA-së, tha të hënën Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Konfiskimi i avionit erdhi në mes të presionit të vazhdueshëm ndaj Maduros brenda dhe jashtë vendit për zgjedhjet e kontestuara të 28 korrikut që ai pretendoi se i kishte fituar, ndërsa opozita tha se votat e saj treguan se kandidati i saj e kishte mposhtur atë, ka raportuar Reuters.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka njoftuar disa ndryshime të…