Moti sot në Kosovë

03 shtator 2024 | 08:08

Mot i nxehtë do të vazhdojë të mbretërojë në vend gjatë ditëve vijuese. Ditën e martë kalojnë vranësira, kryesisht të nivelit të lartë, me të reshura të mundshme vetëm përreth viseve malore nga mund të ketë zhvillime të vranësirave lokale orëve të pasdites.

Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C, derisa ato maksimale shkojnë në 31C e 33C. Fryn erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 2-5m/s, njofton Prishtina Weather.

Të mërkurën do të ketë më shumë intervale me diell, e ditën e enjte me zhvillime të vranësirave rriten gjasat për rrebeshe shiu dhe bubullima në orët e pasdites.

Të premtën me vranësira që kalojnë gjatë mëngjesit priten reshje të dobëta shiu, e temperaturat pësojnë një rënie në 27C e 28C. DO të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Skënder Musa tha se Qeveria e Kosovës duhet t’i…