Putini arreston edhe një tjetër gjeneral

03 shtator 2024 | 08:15

Një tjetër komandant ushtarak rus u arrestua sot në atë që duket të jetë vazhdimi i një hetimi të gjerë për abuzimin e pushtetit në udhëheqjen ushtarake të Rusisë.

Gjeneralmajor Valery Mumindzhanov, zëvendëskomandanti i Qarkut Ushtarak të Leningradit, u arrestua nën dyshimin për marrje të ryshfetit prej më shumë se 20 milionë rubla (201 mijë euro), njoftoi Komiteti Hetimor Rus.

Mumindzhanov është figura e nëntë ushtarake e rangut të lartë që arrestohet me akuza për mashtrim, ryshfet ose shpërdorim detyre në muajt e fundit.

Në muajin prill u arrestua zëvendësministër i mbrojtjes, Timur Ivanov. Arrestimet filluan pak para se presidenti rus, Vladimir Putin ta shkarkonte ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe ta zëvendësonte me ekonomistin, Andrey Belousov, shkruan Associated Press.

Analistët sugjerojnë se arrestimet janë një shenjë se bashkëpunëtorët e Shoigut po largohen nga pushteti. Mumindzhanov mori ryshfet nga furnitorët që donin të garantonin një kontratë me Ministrinë Ruse të Mbrojtjes për furnizimin e uniformave ushtarake, përfshirë ushtarët që luftonin në Ukrainë, pretendon Komiteti Hetues.

Në atë kohë, Mumindzhanov ishte kreu i departamentit që prokuronte furnizime dhe burime për Ministrinë e Mbrojtjes. Kontrata për prokurimin e uniformave dyshohet se kapte vlerën e 1.5 miliardë rublave (15.1 milionë euro). Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu se si Mumindzhanov fitoi pronë me vlerë mbi 120 milionë rubla (1.2 milion euro) në rajonet Voronezh dhe Moskë.

Nuk dihet nëse Mumindzhanov tashmë i është caktuar masa e paraburgimit. Ai është komandanti i Qarkut Ushtarak të Leningradit, i cili u reformua këtë vit si pjesë e një reagimi më të gjerë rus ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot do të mbajë konferencë…