Gërvalla takohet me homologen sllovene, ja për çfarë diskutuan

03 shtator 2024 | 11:03

Në margjinat e forumit të Bledit, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla është takuar me homologen nga Sllovenia, Tanja Fajon, të cilën e ka falënderuar për ftesën dhe organizimin e shkëlqyer të këtij forumi, duke theksuar se “ky forum po luan një rol të madh në avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”.

Në qendër të diskutimeve ishte roli i Sllovenisë gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator, i cili përkon me debatin e Asamblesë së Përgjithshme të shtatorit, kur liderët botërorë do të mblidhen në Nju-Jork.

Ministrja Gërvalla dhe homologia e saj sllovene, kanë diskutuar gjithashtu për marrëveshjet ndërshtetërore, njohjen reciproke të patentave të shoferëve, zgjerimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike, si dhe mbështetjen e Sllovenisë në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Zubin Potokut, Izmi Zeqiri, thotë se u kërcënua…