Kurti nuk u përgjigjet pyetjeve rreth urës së Ibrit

03 shtator 2024 | 12:36

Kryeministri Albin Kurti, ka refuzuar të marrë pyetje nga gazetarët gjatë një vizite në Institutin e Francës në Kosovë.

Kur gazetarët kanë nisur të bëjnë pyetje, Kurti ka thënë: “Këtu jemi në Institutin francez, për pyetje të tjera flasim nga kryeministria. E di që ju keni shumë interesim”.

Pavarësisht kësaj, gazetarët kanë vijuar me pyetje për hapjen e urës së Ibrit, megjithatë, Kurti sërish ka refuzuar të flasë.

“Shikoni, të gjitha pyetjet e tjera, përgjigjemi nga zyra e kryeministrit”, ka thënë Kurti.

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë (MD), Albulena Haxhiu, ka thënë se kanë…