Një person deponon 2 000 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren

03 shtator 2024 | 12:50

Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person në një bankë në Prizren ka deponuar 2 000 euro para të falsifikuar. Rasti është raportuar të hënën në orën 11:00.

“Është raportuar se nga klienti janë deponuar 2 000 euro para të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar, dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar 26-vjetorin…