Papunësia në eurozonë në nivelin më të ulët që nga viti 2008

01 tetor 2018 | 15:17

Norma e papunësisë në eurozonë shënoi rënie në gusht me 8,1%, në nivelin më të ulët që prej nëntorit 2008, njoftoi sot Zyra Europiane e Statistikave ”Eurostat”.

Kjo shifër është pak më e mirë seç pritej nga analistët e intervistuar nga ofruesi i shërbimeve financiare “Factset”, të cilët kishin parashikuar për 8,2%.

Papunësia në eurozonë ka regjistruar rënie të vazhdueshme, qe kur kaloi në shtator 2016 nën pragun simbolik prej 10.0%. Megjithatë ajo ende mbetet shumë më e lartë se norma mesatare para krizës financiare 2007-2008, me 7.5%

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur…