DnV-ja fillon përgatitjet për monitorimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit

03 shtator 2024 | 15:44

Demokracia në Veprim (DnV), rrjeti i organizatave qeveritare që monitoron zgjedhjet, ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Drejtori i ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka treguar se bordi i DnV-së ka mbajtur të martën një mbledhje  ku është diskutuar për planifikimet që lidhen me vëzhgimin e të gjitha fazave të procesit zgjedhor.

“Në takimin e sotëm të bordit të DnV-së diskutuam për planifikimet që lidhen me vëzhgimin e të gjitha fazave të procesit zgjedhor. Si gjithnjë, përkushtim për të bërë më të mirën dhe për të kontribuar në zgjedhje me integritet”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i…