Gjenden mbetje mortore në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin luftës së fundit

03 shtator 2024 | 16:54

Janë gjetur mbetje mortore në Mitrovicën e Veriut.

Dyshohet se këto mbetje mund t’i përkasin luftës së fundit në Kosovë.

Lajmi është bërë me dije nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Në njoftim është thënë se pas njoftimit nga Policia e Kosovës, ekipi mjekoligjor i IML-së ka tërhequr mbetjet mortore për ekzaminimet e mëtejme mjekoligjore.

“Komisioni do t’iu njoftoj pas verifikimit dhe konstatimit nga IML, nëse të njëjtat janë më interes forenzik, dhe potencialisht mund t’u përkasin viktimave të listes së personave të zhdukur”, ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Milazim Krasniqi I ashtuquajturi “Grupi i Tiranës” brenda LVV,…