Reuters shkruan për arrestimin e kosovarit në Turqi si agjent i Mossadit

03 shtator 2024 | 16:54

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters ka raportuar për arrestimin e shtetasit të Kosovës, Liridon Rexhepi nga agjencia turke e inteligjencës në Stamboll.

Turqia arrestoi një shtetas kosovar të akuzuar për menaxhimin e rrjetit financiar të agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad në vend, tha të martën agjencia turke e inteligjencës.

Reuters shkruan se Liridon Rexhepi u arrestua në Stamboll më 30 gusht, i dyshuar për transferimin e fondeve për personelin e Mossadit që vepron në Turqi, sipas agjencisë turke e inteligjencës, MIT.

Turqia, e cila e ka denoncuar Izraelin për luftën kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës, i ka arrestuar këtë vit më shumë se 20 persona të dyshuar për lidhje me Mossadid. Për lajmin u raportua edhe në Izrael. Media si The Jerusalem Post kanë shkruar për këtë.

Rexhepi ishte nën vëzhgim që nga hyrja e tij në Turqi më 25 gusht, thuhet në deklaratën e MIT. Ai supozohet se i ka lehtësuar transfertat financiare nga vendet e Europës Lindore, kryesisht Kosova, te agjentët e Mossad-it në Turqi.

Në deklaratë thuhet se fondet e transferuara nga Rexhepi janë përdorur për mbledhjen e inteligjencës në Siri, kryerjen e operacioneve psikologjike kundër palestinezëve dhe koordinimin e operacioneve të lidhura me dronët.

Rexhepi i përdori shërbimet e transferimit të parave për të transferuar fonde në Turqi. Atje, fondet iu shpërndanë operativëve në terren, të cilët, nga ana tjetër, kanalizuan një pjesë të parave në asete në Siri, shpesh duke përdorur kriptovaluta për këto transaksione, thanë burimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë gjetur mbetje mortore në Mitrovicën e Veriut. Dyshohet se…