Kurti takohet me ambasadorin britanik, ja për çfarë diskutuan

03 shtator 2024 | 17:11

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Të dy kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, programet e bashkëpunimit dhe për zhvillimet në vend.

Kryeministri ka falënderuar ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e Britanisë së Madhe për Doganën e Kosovës me pajisje teknike për luftimin e kontrabandës, si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe me Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila po trajnon ushtarët e Ukrainës në Britani.

Kjo në kuadër të operacionit “Interflex” dhe ka kryer misione të bashkë-zbarkimit me ushtrinë e Britanisë së Madhe.

Ai gjithashtu ka veçuar faktin se tash Kosova është pjesë e mekanizmit “UK Export Finance”, që ofron më shumë mundësi për investime nga investitorët e Britanisë së Madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të martën se…