Deda: Vetëvendosja nuk ka pasur kurrë program ambicioz zhvillimor

03 shtator 2024 | 23:30

Ilir Deda, analist politik, shprehu shqetësimin për mungesën e një programi ambicioz zhvillimor në Kosovë.

Duke reflektuar për kohën e tij me Vetëvendosjen midis 2014 dhe 2016, Deda tha se ndërsa partia u përpoq të miratonte një qasje më social-demokratike gjatë asaj periudhe, Kosovës ende i mungon vizioni përparimtar për ndryshim dhe mirëqenie.

“Vetëvendosja nuk ka pasur kurrë program ambicioz zhvillimor. Unë flas për dy vjet që kam qenë në Vetëvendosje, 2014-2016.2014-ta, ka qenë kohë kur Vetëvendosja është munduar të reformohet, kur kanë dalë me një program pak më shumë sa ma socialdemokrat që është e mundshme. Kosovës kronikisht i mungon vizioni përparimtar për ndryshim dhe mirëqenie, unë po flas deri tash”, tha ai në “Rubikon”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hamide Jakupi nga fshati Rahovicë e Ferizajt është zhdukur që…