Arrestohet zyrtarja e qeverisë së Nju Jorkut, akuzohet si agjente e fshehtë kineze

03 shtator 2024 | 23:53

Një ish zyrtare e qeverisë së shtetit të Nju Jorkut, e cila ka punuar për ish-guvernatorin Andrew Cuomo dhe guvernatoren aktuale Kathy Hochul, u akuzua të martën se ka vepruar si agjente e fshehtë e qeverisë kineze, zbuluan prokurorët federalë në një aktakuzë të gjerë.

Linda Sun, e cila ka mbajtur poste të shumta në qeverinë e shtetit të Nju Jorkut përpara se të ngjitej në gradën e zëvendësshefit të shtabit për Hochul, u arrestua mëngjesin e së martës së bashku me bashkëshortin e saj, Chris Hu, në shtëpinë e tyre miliona dollarëshe në Long Island.

Gjatë kohës së saj në administratën shtetërore, Sun dyshohet se pengoi përfaqësuesit e qeverisë tajvaneze të takoheshin me zyrtarët dhe u përpoq të organizonte një zyrtar të lartë të shtetit të Nju Jorkut që të vizitonte Kinën. Në këmbim, përfaqësuesit e qeverisë kineze lehtësuan transaksionet shumë milionëshe të Hu. Chris Hu është duke bërë biznes në Kinë.

Çifti më pas pastroi të ardhurat financiare, duke i përdorur ato për të blerë pronën e tyre në Manhasset, një godinë në Haëaii për 1.9 milionë dollarë dhe makina luksoze duke përfshirë një Ferrari të vitit 2024, thuhet në aktakuzë.

“Siç pretendohet, ndërsa dukej se i shërbenin popullit të Nju Jorkut si Zëvendës Shef i Stafit brenda Dhomës Ekzekutive të Shtetit të Nju Jorkut, e pandehura dhe bashkëshorti i saj në fakt punuan për të çuar përpara interesat e qeverisë kineze dhe PKK-së. Skema e paligjshme pasuroi familjen e të pandehurit në shumën e miliona dollarëve.”, thuhet në aktakuzë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-pjesëtari i Sigurimit të Shtetit të Jugosllavisë, Mehmet Loci, nuk…