Anija patrulluese shqiptare “Oriku” shpëton 28 emigrantë në detin Egje

04 shtator 2024 | 08:33

28 emigrantë nga Lindja e Mesme janë shpëtuar nga ekuipazhi i anijes së Forcave Detare shqiptare gjatë misionit të patrullimit në detin Egje.

“Anija ORIKU e Forcës Detare bëri të mundur ndalimin dhe njëkohësisht shpëtimin e 28 emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme gjatë patrullimit në misionin e NATO-s, Sea Guardian në detin Egje”, njofton Ministria e Mbrojtjes në Instagram.

Ekuipazhi shqiptar evidentoi në kohë gomonen në vështirësi lundrimore, duke ia dorëzuar Rojës Bregdetare turke emigrantët në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse madrilenët mburren me Puerta de Alcalá, në Alcalá de…