“Restaurimi i Rezidencës së Rugovës, drejt përfundimit”

04 shtator 2024 | 08:55

“Drejt përfundimit restaurimi i Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova”.

Kështu lajmëroi deputetja e partisë Guxo, Jeta Statovci, në Facebook.

Ditë më parë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dha një deklaratë të tillë.

“Drejt përfundimit restaurimi i Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova. Me profesionalizëm dhe përkushtim po punohet që ky aset i trashëgimisë të jetë në gjendjen më të mirë”, shkroi Çeku më 30 gusht.

Më 22 janar të këtij viti, MKRS-ja njoftoi se Rezidenca e Presidentit Ibrahim Rugova, aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të shtetit, do të restaurohet.

Me rastin e përvjetorit të shkuarjes në amshim të Presidentit Rugova, kryeministri Kurti, zëvendëskryeministrja Gërvalla dhe ministri Çeku patën vizituar bashkëshorten Fanë dhe anëtarët e tjerë të familjes Rugova.

Gjatë kësaj vizite, ndër të tjera delegacioni qeveritar e njoftoi familjen Rugova që së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda disa ditëve rehati nuk pati në lagjen “Aktash” të…