“Dardanët” stërviten në “Fadil Vokrri”

04 shtator 2024 | 12:31

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës para ndeshjes me Rumaninë në Ligën e Kombeve. “Dardanët” nën urdhrat e trajnerit Franco Foda janë stërvitur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri Franco Foda theksoi në konferencë për media se objektivi është vetëm fitorja ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”, e për më tepër edhe synimi për të qenë të parët në këtë grup.

Pas ndeshjes me Rumaninë, Kosova përballet me Qipron në udhëtim tri ditë më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë pjesëmarrjes së saj në…