Zona midis fshatrave Zoqisht dhe Hoçë e Madhe përfshihet nga zjarret

04 shtator 2024 | 15:32

Në këto çaste, ekipi i zjarrfikësve dhe një grup vullnetarësh të përkushtuar, po bëjnë përpjekje të pandërprera për të shuar zjarrin që ka përfshirë zonën midis fshatrave Zoqisht dhe Hoçë e Madhe. Ka njoftuar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“Situata mbetet e vështirë, por ekipi është i përkushtuar ta ndalojë përhapjen e zjarrit dhe t’i zvogëlojë sa më shumë dëmet që mund të shkaktohen. Ju bëj thirrje të tregojmë kujdes të veçantë gjatë kësaj periudhe të thatë, të shmanget ndezja e zjarreve në natyrë dhe të raportohet menjëherë për çdo zjarrvënie të dyshimtë tek autoritetet! Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për mbrojtjen dhe për ruajtjen e natyrës!”, ka shkruar kryetari Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka zhvilluar seancën e radhës…