Fluminense nderon Marcelon, stadiumi do të mbajë emrin e brazilianit

04 shtator 2024 | 13:55

Braziliani Marcelo është nga ata futbollistë që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e futbollit, jo vetëm për cilësitë e tij të shfaqura në tapetin e blertë, por edhe për karakterin e veçantë dhe për atë çka ai përfaqësonte.

Një lider i “heshtur” në fushë, gjithmonë i buzëqeshur, anësori brazilian fitoi gjithçka çfarë një lojtar mund të fitonte në karrierën e tij, tek “mbretërorët” e Real Madrid. Pasi mbylli aventurën në Madrid, ai u rikthye në shtëpi, tek brazilianët e Fluminenses. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar se stadiumi “das Laranjeiras” do të riemërtohet, do të marrë emrin e Marcelos, kapitenit dhe simbolit të klubit brazilian.

Në të gjithë botën ka objekte të ndryshme kushtuar legjendave të gjalla reale. Shumë të tjerë u bëjnë homazhe kampionëve të mëdhenj të së kaluarës. Do të quhet stadiumi “Marcelo Vieira” dhe ndryshimi i emrit do të zyrtarizohet me një ceremoni në nderim të kapitenit të Fluminense, i cili u rrit në këtë klub dhe u rikthye pas viteve të arta te Real Madrid dhe periudhës së shkurtër te Olympiacos. Kthyer në shkurt 2023, 16 vjet pas largimit, Marcelo e udhëhoqi menjëherë Fluminensen drejt fitores në Copa Libertadores.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, i ka…