Aktori i famshëm turk mahnitet nga Shqipëria, postimi që ndau me 1.7 milionë ndjekësit e tij (VIDEO)

04 shtator 2024 | 14:29

Aktori i famshëm turk, Erkan Petekkaya, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka kaluar disa ditë në Shqipëri.

Në postimin në profilin e tij në “Instagram”, Erkan ka treguar se ka vizituar bregdetin e Vlorës si dhe kryeqytetin e vendit. Gjithashtu duket se është mahnitur jo vetëm nga bukuritë që natyra na ka falur, por edhe nga mirëpritja e njerëzve.

Ai ka publikuar në video në rrjetet sociale nga Tirana, ku shkuan se qyteti ishte i mrekullueshëm po aq sa edhe njerëzit. Ndër të tjera ai shkruan se gjatë pushimeve në Shqipëri është ndjerë si në shtëpinë e tij.

“Qyteti është po aq i mrekullueshëm sa njerëzit e tij, u ndjeva si në shtëpinë time”, shkruan ai në postimin e tij në “Instagram”, ku ndiqet nga 1.7 milionë njerëz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni më “i freskët” i kombëtares gjermane, Joshua Kimmich, ka…