Prishtina huazon dy futbollistë, transferon Yakubun

04 shtator 2024 | 14:05

FC Prishtina ka njoftuar të mërkurën se ka huazuar dy futbollistë në skuadrat tjera. Fjala është për Naxhi Berishën dhe Timitope Fadahunsi, derisa klubi kryeqytetas ka transferuar Najeeb Yakubu.

“Para mbylljes së afatit kalimtar, FC Prishtina ka huazuar edhe dy futbollistë tjerë, sulmuesin Naxhi Berisha në Flamurtar dhe sulmuesin tjetër, Timitope Fadahunsi në Rahovec. Ndërsa sulmuesi i krahut, Damuel Boimbo përshkak mos përfundimit të dokumentacionit nuk ka mundur të jetë pjesë e klubit tonë. Me kaq ende nuk ka përfunduar transferimi i futbollistëve, skuadrës do t’i bashkohet alo e djathtë, reprezentuesi Nigerisë, Najeeb Yakubu dhe një tjetër mesfushor krahu që është në prova”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Georgina Rodriguez bëri një shfaqje magjepsëse teksa ecte në tapetin…