Hadergjonaj kërkon hakmarrje për humbjen në Rumani

04 shtator 2024 | 14:41

Futbollisti Florent Hadergjonaj, të mërkurën pas stërvitjes ka thënë rumunët nuk i kanë pritur mirë në ndeshjen e parë dhe i kanë mposhtur “dardanët”, kurse tash është koha që t’i kthehet “borxhi” dhe të arrihet fitore në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Kemi pasur stërvitje të mira, sidomos taktikisht. Jemi përgatitur mirë, kemi marrë informata të mira nga trajneri dhe stafi i tij dhe e dimë se çka na pret dhe normalisht se ne shkojmë për fitore. Ne nuk kemi kaluar mirë në lojën kur kemi luajtur në Rumani. Atje kanë ndodhur disa gjera që nuk duhet të ndodhin në këtë kohë, por kjo do të jetë që të angazhohemi dh t’i mposhtim”, ka thënë Hadergjonaj.

Anësori i Kosovës është i lumtur se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes kundër Rumanisë, e cila zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”. “Janë shitur të gjitha biletat dhe kjo na jep zëmër neve dhe na motivon kur luajmë në “Fadil Vokrri”, shpresojmë të na motivojnë dhe ne në fushë do të bëjmë detyrën tonë për të arritur qëllimin”, ka deklaruar Hadergjonaj.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i famshëm turk, Erkan Petekkaya, ka zbuluar përmes postimeve…