Lulzim Tafa edhe zyrtarisht bëhet anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

04 shtator 2024 | 15:33

Poeti i njohur, Lulzim Tafa edhe zyrtarisht është bërë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Me këtë rast, Tafa ka falënderuar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për vlerësimin dhe organizimin e ceremonisë zyrtare ku i është ndarë ky titull.

“Të dashur miq, sot, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, u zhvillua ceremonia zyrtare për pranimin tim si anëtar i jashtëm i Akademisë. E falënderoj Akademinë për këtë vlerësim të lartë si dhe për organizimin e kësaj ceremonie”, ka shkruar Tafa në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këto çaste, ekipi i zjarrfikësve dhe një grup vullnetarësh…