Vojvoda: Kundërshtari është i vështirë, por ne hyjmë për tri pikë

04 shtator 2024 | 15:42

Pas Florent Hadergjonajt edhe Mërgim Vojvoda është optimist për ndeshjen ndaj rumunëve, e cila është e para për këtë edicion në Ligën e Kombeve për Kosovën.

Mbrojtësi i Torinos beson se Kosova do të arrijë fitore në këtë ndeshje.

“Atmosfera është shumë e mirë. Çdo lojtar është duke e ndje mirë. Jemi të gjithë në formë të mirë dhe presim të kemi një lojë të mirë. Edhe pse kundërshtari është një prej më të rivalëve më të fortë, por ne do të hyjmë në fushë për t’i marrë tri pikë. Presim fitore, besoj se këtu në ‘Fadil Vokrri’ duhet të presim vetëm fitore para tifozëve tanë”, ka thënë Vojvoda, i cili pati edhe një mesazh për tifozët “dardanët”: “Na kanë munguar shumë. Shpresojmë që stadiumi të jetë i mbushur dhe i zjarrtë siç ka qenë gjithmonë sepse kemi nevojë për lojtarin e 12-të”.

Stërvitja e fundit, Kosova para ndeshjes me Rumaninë zhvillohet sot (e enjte) nga ora 17:30, por paraprakisht nga ora 17:00 do të mbahet konferenca për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poeti i njohur, Lulzim Tafa edhe zyrtarisht është bërë anëtar…