Përballje amerikanësh në gjysmëfinale e US Open, nuk ndodhte prej gati dy dekadash

04 shtator 2024 | 16:33

Për herë të parë që nga viti 2006 një tenist amerikan do të luajë në finalen e US Open. Kjo sepse Fritz dhe Tiafoe kalojnë me sukses sfidat çerekfinale dhe kualifikohen për në gjysmëfinale. Dy tenistët do të sfidojnë njëri-tjetrin për një vend në finalen e madhe.

Fritz eliminoi në çerekfinale Zverevin me rezultatin 3-1 (7-6, 3-6, 6-4, 7-6), ndërsa Tiafoe kryesonte 2-1 me sete përballë Dimitrovit, por bullgari u tërhoq nga gara dhe rrjedhimisht u eliminua.

Tek femrat Sabalenka mposht Zheng dhe kualifikohet në gjysmëfinale, aty ku e pret Navarro, që fitoi çerekfinalen përballë Badosës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, i ka falur 30…