Policia e Kosovës asgjëson rreth 100 bimë narkotike në Gjakovë

04 shtator 2024 | 16:39

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet e policisë kufitare në Gjakovë kanë lokalizuar një parcelë më bimë narkotike.

Policia ka treguar se aty janë gjetur rreth 100 bimë me gjatësi nga 1 metër deri në 2.5 metra. Bimët dyshohen se janë të llojit kanabis.

Pas gjetjes sipas njoftimit janë marrë prova dhe është bërë asgjësimi i bimëve narkotike në vendin e ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë që nga viti 2006 një tenist…