Haradinaj: Jam i bindur që Albin Kurti do të përfundoj në burg për korrupsion

04 shtator 2024 | 18:21

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen e tij se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të përfundojë në burg për korrupsion.

Haradinaj thotë se janë nënshkruar qindra tenderë njëburimor në vazhdimësi dhe për një gjë të tillë thotë se Kurti do të përfundojë në burg.

Kreu i AAK-së ka thënë se edhe në rastet e aktakuzave, Kurti ka mbrojtur të korruptuarit dhe jo prokurorët

“Po ky ka me përfundu në burg për korrupsion. Jam i bindur që Albin Kurti ka me përfundu në burg për korrupsion sepse në vazhdimësi, s’është vetëm një tender një burimor, por janë qindra tender burimor. Albini po i mbron edhe të korruptuarit. Ka me përfundu në burg për korrupsion”, ka thënë Haradinaj në FRONTAL të T7./Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka…