Hapet ekspozita për sheshin “Adem Jashari”, ftohen qytetarët ta përzgjedhin projektin më të mirë

05 shtator 2024 | 08:17

Komuna e Prishtinës ka mbajtur ekspozitë me pesë projekte të përzgjedhura për sheshin “Adem Jashari” në Kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekspozita do të jetë e hapur për një javë, në mënyrë që qytetarët të votojnë më të mirin prej këtyre pesë projekteve. Ai tha se me shumicë votash, do të përzgjidhet projekti për ndërtimin e sheshit “Adem Jashari”.

“Kemi një numër të madh të projekteve dhe si rezultat i saj, ne kemi përzgjedh pesë projektet më të mira që prezantohen sot në Komunë. Prandaj ju ftoj që në ditët më radhë ta shihni dhe ta votoni ju të dashur qytetarë se cili prej këtyre pesë projekteve ju duket më i miri. Ne kemi qenë po ashtu si pjesë e procesit kemi qenë në kontakt me familjen Jashari. Ashtu siç kam premtuar heroi ynë Adem Jashari tash do ta ketë edhe vendin e vet edhe në Kryeqytet”, tha Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Instagram ka publikuar një…