Zjarre në Pejë, Rahovec dhe Zveçan, dëme të shumta në prona

05 shtator 2024 | 09:07

Disa zjarre u raportuan në vende të ndryshme të Kosovës brenda 24 orëve të fundit.

Policia njofton se në Brestovik të Pejës, një shtëpi u kaplua nga flakët, të cilat filluan të përhapen edhe në një shtëpi tjetër.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të njësive policore, zjarrfikësve dhe banorëve, zjarri u shua plotësisht. Nuk pati të lënduar, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Ndërkohë, në Zoqishtë të Rahovecit, një zjarr që shpërtheu për shkaqe ende të panjohura dogji rreth 10 hektarë pronë private dhe publike, përfshirë pyje, vreshta dhe trupa arrash.

Zjarrfikësit arritën ta shuajnë zjarrin pas disa orësh. Edhe në këtë rast është njoftuar prokurori dhe po kryhen hetime.

Po ashtu, në Lipovicë të Zveçanit, një zjarr tjetër shkatërroi një objekt ndihmës të shtëpisë, 350 trupa kumbullash dhe rreth 20 ari mal. Edhe ky zjarr mbetet nën hetim nga autoritetet lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të…